Përforcimet e Barçës, gati 60 mln euro për Marquinhos

16/09/2016 00:00

Drejtuesit e Barcelonës vazhdojnë punën për përforcimin e skuadrës. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe’, kampionët e Spanjës kanë vendosur sërish në shënjestrën e tyre mbrojtësin Marquinhos të Paris Saint Germain që këtë verë pa t’i largohej dhe David Luiz në drejtim të Chelseat.

Raportet mes Marquinhos dhe drejtuesve të klubit parizien nuk janë shumë të mira dhe nga kjo do të kërkojnë të përfitojnë katalanasit për të tentuar blerjen e tij në merkaton e muajit janar. Gjithnjë sipas ‘L’Equipe’, këtë radhë Barcelona është gati të ofrojë 60 milionë Euro për mbrojtësin brazilian, një ofertë kjo e rëndësishme dhe që mund të tundojë jo pak drejtuesit e Paris Saint Germain.

Por jo vetëm kaq, Barcelona do të kërkojë të bazohet edhe te miqësia që e lidh Marquinhos me Neymar për ta bindur futbollistin 22 vjeçar të transferohet në “Camp Nou”.

Top Channel