20 gola të pësuar në vetëm dy ndeshje. Ky është një bilanc katastrofik për një skuadër futbolli edhe në një arenë ku Shqipëria nuk krenohet me rezultatet si kategoria e femrave.
Ekipi kuqezi për moshat deri në 19 vjeç vuajti një disfatë të thellë me shifrat 9-0 ndaj Serbisë, e për më tepër kjo, pas humbjes shkatërruese 11-0 me Skocinë.
Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian 2017, Miseljic hapi siparin e golave për serbet në minutën e 25, ndërkohë që Savanovic mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës mike.
Me rifillimin e lojës, vajzat kuqezi të drejtuara nga Nevil Dede rezistuan deri në minutën e 70, moment kur filloi dhe goleada serbe. Ivanovic dhe Filipovic shënuan nga 3 herë ndërsa golin tjetër e shënoi Kovacevic.
Shqipëria mban vendin e fundit në Grupin e katërt eliminator të Euro 2017 me 0 pikë dhe me një golavarazh 0 të shënuar dhe 20 të pësuar. Ky është një bilanc zhgënjyes për kombëtaren e drejtuar nga ish-mbrojtësi Nevil Dede.
Top Channel