Pollo: Mos të përfundojmë si Meksika
15/09/2016 11:35
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, deklaroi në sencën plenare të Kuvendit të Shqipërisë se “që nga fitorja e madhe e Lazaratit, është përhapur “gjelbërimi” kanabis kudo në vend, me skema dhe formula të qarta”.
“Qeveria vetëm hesht për kanabisin. Disa nga kolegët e mazhorancës kanë interes, disa nuk kanë fuqi e disa janë të painteresuar. Mos të përfundojmë si Panamaja apo Meksika, ku kartelet e drogës përgjaken me kosto të mëdha njerëzore“, u shpreh Pollo.
“Kjo është më e rëndësishmja ndër të rëndësishmet, që duhet debatuar me sens qytetar dhe me kurajo qytetare“, shtoi Pollo.
Top Channel