Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi nga njësia 1 Tiranë: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë Lulzim Basha mbrojti para grupit parlamentar tezën se me zgjedhjet në Dibër Partia Demokratike bëri gjithçka mund të bënte një parti politike përballë një strukture shtetërore që u përdor nga qeveria për të blerë zgjedhjet.
Sipas Bashës, me mekanizimin kriminal të përdorur në Dibër Edi Rama testoi përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por Eduard Selami dhe Majlinda Bregu e kundërshtuan këtë tezë duke e cilësuar të pamjaftueshme.
“PD duhet të pranojë se humbi edhe për shkak të gabimeve të veta. Është e domosdoshme thirrja e Këshillit Kombëtar për të bërë një analizë të thellë. Në 3 vitet e fundit, PD-ja ka pësuar 4 humbje, 3 prej të cilavë nën drejtimin e Bashës dhe këto nuk mund të shpjegohen vetëm me blerje votash”, deklaroi Selami.
Ndërsa Bregu kërkoi përgjegjësi per aleancat e gabuara dhe mungesën e organizimit. “Të vazhdojmë të themi se na vodhën, është fatalizëm. Ne nuk mund të presim të na shkelë syrin LSI-ja dhe të na bëjë fushatë Kreshniku. Jemi në konfuzion total dhe degët janë në rënie të vazhdueshme”, deklaroi Bregu.
Paralelisht me mbledhjen e gjatë të grupit parlamentar, ish-kandidati Sherefedin Shehu bëri deklaratën e parë pas zgjedhjeve. Ai pranoi humbjen, por iu bashkua linjës zyrtare të Partisë Demokratike, se humbjen e përcaktoi blerja e votës dhe kërcënimi i votuesve nga drejtues të policisë lokale, ortake në biznesin e hashashit.
“Kjo ishte një beteje të cilën unë e humba. Por siç thonë librat e shenjtë, jo çdo e keqe vjen për keq. Qoftë ky fillimi i fundit të poshtërimit të shqiptarëve duke u blerë votën, nderin dhe dinjitetin”, tha Shehu.
Ndërkohë, nga Dibra ku falenderoi qytetarët për zgjedhjen, kryeministri Rama ironizoi humbjen e PD. “Pasi sheh se nga numërimi merr vetëm opingën e Sherros i turret dibranëve duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të krimit”, tha Rama.
Top Channel