Jose Mourinho është i bindur. Marcus Rashford do të ketë një të ardhme të ndritur. Trajneri portugez duket se mbeti i kënaqur me paraqitjen e 18-vjeçarit në pjesën e dytë të derbit me Cityn, e tashmë po mendon që ta përfshijë atë në formacionin bazë për sfidën ndaj Feyenoordit, në Europa League.
“Për mua, ndeshja e madhe e radhës është ajo me Feyenoordin dhe Rashford do të luajë. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Kam plotësisht besim tek ai, e pret një e ardhme e ndritur. Sigurisht ka ende vend për përmirësime, por personaliteti nuk i mungon”, ka thënë Mourinho.
Marcus Rashford ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje, në të gjitha kompeticionet ku është aktivizuar deri tani me Manchester United, gjë që flet qartë për talentin e tij.
“Në ndeshjen derbi e kuptova që City kishte probleme në krahë dhe Rashford mund ta shfrytëzonte këtë pikë të dobët të kundërshtarëve në pjesën e dytë. Ai e bëri detyrën e tij dhe tani do të ishim duke folur për një tjetër rezultat”, vijoi Mourinho.
Top Channel