Inter, miratohet bilanci financiar 2025/26, sërish me rezultat pozitiv dhe nivelin e dytë më të lartë të të ardhurave në histori
Mbrojtësi i Crystal Palace, Pape Souare, është përfshirë në një aksident të frikshëm në autostradën M4 në Londër në orët e para të së hënës, duke u përplasur me makinën e tij Mercedes me një vlerë 130 mijë paund.
Fatmirësisht Souare arriti të mbijetoi, por pësoi thyerje në kofshë dhe nofull gjatë përplasjes ku makina e tij humbi tërësisht pjesën e sipërme të saj përpara se të ndalej nga një shtyllë e thyer gjithashtu.
Njoftimi është dhënë nga policia lokale dhe më pas vetë klubi londinez. Shërbimi ambulator në kryeqytet e nxori futbollistin nga makina e tij për ta çuar me helikopter në spitalin e Londrës lindore. Dëmtimet e Souare nuk rrezikojnë jetën e lojtarit, ndërsa klubi ka lajmëruar se po ndjek nga afër situatën e tij.
Top Channel