Tenis, S.Uilliams eliminohet nga US Open dhe humb vendin e parë

09/09/2016 00:00

Kur kanë kaluar 12 muaj nga humbja me Roberta Vinçin, që i kushtoi një Grand Slam Serena Uilliamsit, ajo sërish është mundur në gjysmëfinalen e US Open, këtë herë nga Karolina Pliskova me rezultatin 6-2 dhe 7-6.

Ky rezultat e detyron tenisten amerikane të lërë edhe numrin 1 në klasifikimin botëror për femra, duke ja lënë atë Anxhelik Kerberit, e cila në gjysmëfinalen tjetër mundi Karolin Vozniakin me rezultatin 6-4 dhe 6-3.

Tenistja gjermane është numri 1 më e madhe në moshë në historinë e tenisit (28 vjeç e 7 muaj). Në këtë mënyrë, Serena Uilliams ndalohet pas 309 javëve që kryesonte klasifikimin e tenisit femëror.

Top Channel