Allegri dhe drejtuesit ndryshojnë sërish planet e Milanit drejt Genovës; skuadra në grumbullim ‘vetëm’ që nga e enjtja
Duket se Mario Balotelli kohët e fundit është bërë hall vetëm për një person dhe ai është agjenti i tij Mino Raiola.
Pasi e shëtiti pothuaj në gjysmën e klube të Europës, tanimë manaxheri më i famshëm në botë po djersit shumë për ta strehuar, e për të justifikuar bllofet e tij, në shumë raste edhe duke krijuar polemika, veçanërisht me trajnerë.
Dhe një prej atyre, të cilin e ka sulmuar më ashpër, është Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, klubi që ka edhe pronësinë e sulmuesit italian. Por, Klopp edhe pse është fyer rëndë nga Raiola është përgjigjur me shumë indiferentizëm.
“E njoh, por nuk më intereson. Kjo është pjesë e lojës. Jemi në botë të lirë, të paktën për disa gjëra. Ai mund të thotë ç’të dojë, nuk ka asnjë problem. Por unë nuk e kam përjashtuar Balotell-in”, u përgjigj Klopp.
Top Channel