Barcelona prezanton sulmuesin e saj të ri
08/09/2016 00:00
Barcelona ka prezantuar sulmuesin e saj të ri, spanjollin Paco Alcacer. “Shpresoj që të jem në lartësinë e këtij klubi dhe të shpërblej besimin që më kanë dhënë drejtuesit”, tha ish-lojtari i Valencias.
23-vjeçari mund të debutojë që këtë të shtunë me katalanasit, duke zëvendësuar Messin, i cili ka disa shqetësime muskulore dhe nuk është e sigurtë pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Alavesit.
Alcacer ka luajtur 92 ndeshje me Valencian, duke shënuar 30 gola.
Top Channel