Kryebashkiaku i Pogradecit ankohet te Presidenti për mungesë mbështetjeje nga qeveria

07/09/2016 13:50

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Gjatë takimit u bisedua rreth situatës dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pogradec dhe çështjeve me të cilat ndeshet administrata e kësaj Bashkie në përmbushjen e misionit të saj.

Presidenti i Republikës u njoh me shqetësimet e kryetarit të Bashkisë rreth mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore të projekteve për zhvillimin e qytetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit i përcolli Presidentit Nishani shqetësimin e qytetarëve të kësaj bashkie, të cilët, sipas tij, ndihen të diskiminuar nga diferencimi i politikave që ndiqen nga qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend.
 
Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes së projekteve për Bashkinë e Pogradecit dhe e konsideroi të papranueshme politikën diferencuese të investimeve publike midis njësive të ndryshme vendore.
 
“Qytetarët e vendit duhet të trajtohen dhe shërbehen njëlloj dhe me të njëjtat standarde”, theksoi Nishani gjatë këtij takimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA