Gjosha në Pogradec: LSI-ja rritet çdo ditë

06/09/2016 17:00

Në kuadër të 12-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, njëherësh anëtare e Kryesisë së LSI-së, së bashku me të rinjtë e qytetit të Pogradecit mori pjesë në disa aktivitete në shërbim të komunitetit.

Pas përfundimit të punës dhe bashkëbisedimit me të rinjtë, duke u prononcuar për mediat Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se “LSI rritet çdo ditë. Në këtë përvjetor të 12 ne dimë si të festojmë me më shumë përgjegjësi sociale, me më shumë angazhim për vendin”.

Qindra të rinj e qytetarë u angazhuan në këtë aksion, ndërkohë që gjatë fundjavës u bë i mundur rikonstruksioni i kopshtit të fëmijëve të fshatit Grunjaz.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama dhe anëtari i Kryesisë, Nasip Naço morën pjesë në një sërë aktivitetesh të zhvilluara në Berat në kuadër të 12-vjetorit të themelimit të kësaj force

Të pranishëm ishin edhe deputeti i qarkut të Beratit, Gledion Rehovica, Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj si dhe të rinj e të reja të qytetit.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama tha se LSI në këtë datë të shënuar të biografisë së vet politike, zhvillon veprimtari në ndihmë të komunitetit, në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke shfaqur kështu më së miri dimensionin e vet social, humanizmin dhe solidaritetin.

“Sot është dita e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe tashmë ne e kemi kthyer në një traditë këtë ngjarje duke e shndërruar, jo thjesht në një festë vetëm për anëtarët apo simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por në një ngjarje që krijon një impakt pozitiv edhe në komunitet. Kemi krijuar një traditë që LSI-a në këtë datë të shënuar të biografisë së vet politike, zhvillon veprimtari në ndihmë në komunitetit, në ndihmë të njerëzve në nevojë, duke shfaqur kështu më së miri dimensionin e vet social, humanizmin dhe solidaritetin. Kështu si në Berat po veprohet në të gjitha rrethet dhe në të gjitha qarqet e Shqipërisë për ta kthyer këtë traditë në një vlerë në shërbim të komunitetit, pro edhe për të bërë të mundur që të tërheqim vëmendjen e komunitetit ndaj nevojës për t’i shërbyer më mirë vetvetes. Ndërkohë që ju keni zgjedhur një nga pikat më simbol të qytetit, pikërisht lagjen Kala. I gjithë Berati është një simbol. Kalaja është simbol i simbolit në Berat, kështu që, duke filluar nga këtu, ne japim këtë mesazh: Të ndajmë së bashku edhe angazhimin qytetar, dhe përgjegjësinë qytetare, dhe kontributin në të mirë të komunitetit”, tha Luan Rama.
 
Ndërsa Nasip Naço vlerësoi rritjen e numrit të turistëve në Berat. “Vitin e kaluar, madje në fushatë elektorale ne kemi thënë që do ta zhvillojmë turizmin në qytetin e Beratit. Dhe po t’i referohemi sot janë mbi 60 mijë vizitorë deri në këto momente që kanë vizituar Kalanë e Beratit, çka tregon që para 3 apo 4 vitesh ky numër ka qenë 20 apo deri në 30 mijë, është 2 ose 3-fishuar. Dhe jo rastësisht kemi ardhur këtu, për atë që tha dhe Luani, për të sensibilizuar qytetarët e Beratit, për ta mbajtur pastër këtë simbol, këtë legjendë të Beratit, sepse nëpërmjet pastërtisë së këtij qyteti, do të vijnë më shumë vizitorë, do të ketë më shumë investime në qytetin e Beratit. Unë dua të falënderoj të gjithë anëtarët e LRI, kryetarin e Bashkisë dhe z. Luan që është sot bashkë me ne në këtë legjendë të qytetit të Beratit”, tha Naço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA