Tiranë, Urgjenca nuk do të prishet

05/09/2016 00:00

Urgjenca e Tiranës, për të cilën u aludua se do të prishej  dhe në  vend të saj do të ndërtohej  pallat, do të vazhdojë të jetë e tillë, por jo me të njëjtin funksion.

“Kjo godinë nuk mund të vazhdojë të luajë misionin që ka pasur deri më sot me krijimin e urgjencës të gjitha thirrjet në të gjithë Shqipërinë do të vijnë në një qendër të vetme. Kjo do të vazhdojë të funksionojë si një pikë ku do të jetë e stacionuar një nga autoambulancat për të qenë sa më pranë thirrjeve në territor”, tha Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka vizituar  shërbimin e urgjencës ku janë stacionuar autoambulancat, të cilat tanimë janë pajisur me aparatura  të sofistikuara për t’i ardhur në ndihmë pacientëve.

“Kemi fuqizuar kapacitetet e 20 autoambulancave, një investim rreth 300 mijë dollarë për të vendosur në këto autoambulanca pajisje bashkëkohore. Janë pajisje të cilësisë së lartë që kanë mundësi të krijojnë disa veprime dhe të gatshme që kur ne të na funksionojë i gjithë sistemi i ndërlidhjes të mund të përcjellin në qendrën kombëtare edhe informacione lidhur me parametrat vitalë të qytetarëve që ndodhen para këtyre rasteve të veçanta”, shprehet ministri.

Brenda pak ditësh përfundon dhe qendra kombëtare e urgjencës. 

Top Channel