Fëmijët “gjarpërinj” të Indisë

04/09/2016 00:00

Sayali dhe Siddhant, përkatësisht 13 dhe 11 vjeç dhe janë vëlla e motër. Askush nuk i pranon në shkollë dhe vendasit i kanë cilësuar si të prekur nga magjia, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që kanë në lëkurë.

Fëmijëve nga fshati Pune në Indi, u është ashpërsuar lëkura dhe ngjason me atë të të gjarprit. Mamaja e tyre i lyen tre herë në ditë me kremra dhe pomada të ndryshme, por asgjë nuk ka bërë efekt.

Por më e keqja është se atyre po u dobësohen kockat dhe shikimi. E drama e tyre është e destinuar të përfundojë keq pasi për sëmundjen e tyre nuk ka asnjë kurë, të paktën për momentin.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA