Mashtronin shtetas të huaj duke iu premtuar investime në bursa, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 7 persona Pesë projekte turistike të propozuara nga biznesi, organizata dhe individë do të përfitojnë mbështetje nga buxheti i shtetit deri në 50 % të vlerës së tyre.
16.4 mln lekë në total do të shkojnë për krijimin e “Korridorit kulturor dhe turistik të Ali Pashë Tepelenës”, Promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në Itali, portalin online “Visit Albania Noë”, projektin “Korça me biçikleta” dhe formimin e personelit në disa hotele dhe restorante në Pogradec dhe Durrës.
“Iniciativat kryesore lidhen me përdorimin më të mirë të natyrës dhe krijimin e produkteve turistike, të tjera me zhvillimin e sipërmarrjes sepse kemi kuptuar që vec mbështetjes financiare sipërmarrja ka nevojë për të aftësuar veten dhe bërë më mirë shërbimin turistik”, tha ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi.
Këto projekte u përzgjodhën nga komisioni i projekteve në turizëm, nga 15 iniciativa gjithsej.
Top Channel