Lejet e ndërtimit, regjistrohen aplikimet e para online
01/09/2016 00:00
Sot u demonstruan 2 aplikime elektronike për leje ndërtimi, përmes portalit eAlbania. Nga 1 shtatori, kjo do të jetë e vetmja mënyrë përmes së cilës qytetarët dhe investitorët do të mund të bëjnë kërkesën e tyre për tu pajisur me leje ndërtimi.
Sipas ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, aplikimi online u mundëson aplikuesve të informohen hap pas hapi mbi ecurinë e procesit.
Ndërsa ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se ofrimi i këtij shërbimi por edhe shërbimeve të tjera përmes eAlbania po shmang radhët e gjata para sporteleve.
Top Channel