Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Maqedoninë

01/09/2016 00:00

Seanca stërvitore e parë prag eliminatore e Botërorit Rusi2018 ndaj Maqedonisë është konsideruar më tepër si një seancë relaksi nga përgatitësit atletik të përfaqësueses dhe trajneri De Biazi.

Për të ndjekur këtë seancë kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e akademisë së futbollit në stadiumin e Tiranës, “Selman Stërmasi”, të cilët janë përshëndetur dhe kanë bër foto me idhujt e tyre Kuqezi.

Miqësorja me Marokun në Shkodër ka patur edhe kosto fizike për disa lojtarë të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë seancën stërvitore për shkak të lodhjes. Kështu Cikalleshi, Hysaj, Mavraj apo Gjimshiti u larguan menjëherë për në hotel, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e mbetur e skuadrës, ka zhvilluar seancën stërvitore në dy pjesë.

Mes lojtarëve të pranishëm në seancën stërvitore tyre binte në sy mungesa e sulmuesit i Peskarës Rei Manaj. Lojtari i ekipt Shpresa ishte i grumbulluar për ndeshjen me Marokun, por mosaktivizimi duket të ketë tensionuar disi situatën mes tij dhe trajnerit. Xhani De Biazi, i cili shpesh ka theksuar se nuk e ka mirë me lojtarët që reagojnë jo mirë ndaj stolit, e ka këshilluar të rikthehet tek ekipi Shpresa U21 që ndodhet në Athinë dhe mëngjesin e së enjtes, Manaj i është bashkuar skuadrës në Greqi, ku ditën e premte më 3 shtator do të zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme të vlefshme për eliminatore e europianit me skuadrën helene.

Top Channel