Kopshtet si kampe, institucionet janë të hapura gjatë gjithë verës, ndihmë për prindërit Prane detit, por jo për të pushuar. Vetëm disa metra larg qytetarëve që nxihen në diell dhe freskohen në ujë në plazhin e Golemit, këta familjarë ish-të përndjekur politikë kanë mbetur në diell. Ish-kabinat e pushimit të kohës së komunizmit, që shërbyen si strehë për ta, nuk kanë rezistuar.
“Unë jam plazhiste, por na vjen për të qarë kur i shohim”, thotë një turiste.
E tillë është gjendja e 17 familjeve ish-të përndjekurish politikë, të cilët u strehuan nga shteti në këto banesa, që dikur shërbenin si shtëpi pushimi, por tani kanë degraduar dhe kanë filluar të shemben e askush nuk përgjigjet.
Kanë jetuar për 25 vite kundrejt një qiraje mujore prej afro 6 mijë lekësh në muaj.
Top Channel kontaktoi në telefon të emëruarin e Bashkisë për Njësinë Administrative të Golemit, por ai nuk kishte një përgjigje për këtë problem. Ndërkohë në Bashkinë e Kavajës, kur mësuan për çështjen për të cilën interesoheshim, nuk pranuan të na kontaktonin.
Top Channel