
Chelsea kërkon kthimin e David Luiz në “Stamford Bridge”. Sipas asaj që publikohet në median britanike, ishte trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte ai që i kërkoi Roman Abramovich blerjen e mbrojtësit brazilian me synim përforcimin e repartit të prapavijës.
Gjithnjë sipas medias britanike, bisedimet mes drejtuesve të Chelsea-t dhe Paris Saint Germain kanë nisur, me londinezët që kanë bërë edhe një ofertë zyrtare prej 38 milionë Eurosh për kartonin e David Luiz, shifër kjo më e ulët nga ajo që pagoi klubi francez për të përpara 2 sezonesh.
David Luiz zhvilloi 137 ndeshje me Chelsea-n përpara transferimit në Francë, duke fituar me “Blutë” 1 Ligë Kampionesh, 1 Europa League dhe një FA Cup. Në dy sezonet me Paris Saint Germain ai ka qenë titullar i padiskutueshëm edhe pse në muajt e fundit humbi pak nga protagonizmi i tij.
Top Channel