Çështja Brozoviç te Interi, Chelsea ofron Fabregasin

29/08/2016 00:00

Te Inter vazhdon të diskutohet “çështja Brozoviç”. Futbollisti kroat është vënë tashmë në shënjestrën e Chelsea, me klubin londinez që është gati të ofrojë shërbimin e Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll duket se nuk është në planet e trajnerit të “Bluve”, Antonio Conte, edhe pse 29-vjeçari i ka mohuar të gjithw zërat për një largim të mundshëm nga Chelsea si dhe përplasjet me ish-teknikun e Italisë.

Në garë për Brozoviç është edhe Juventusi, por bardhezinjtë janë në një disavantazh të madh në këtë pikë, pasi Interi nuk dëshiron ta largojë futbollistin në një skuadër rivale në Itali.
 
Ndërkaq, te Interi mendohet edhe për përforcime në mbrojtje që ka rezultuar një nga pikat e dobëta të skuadrës së De Boer. Në listën e dëshirave janë Blind e Garay, me këtë të fundit që është vënë edhe në shënjestrën e Valencias, por këtyre dy emrave së fundmi iu janë shtuar edhe ata të Caceres e Criscito. Caceres është krejtësisht i lirë dhe kërkohet edhe nga Roma, Napoli e Fiorentina, ndërsa Criscito ka një dëshirë të madhe për t’u kthyer në Itali pas 5 sezonesh në kampionatin rus.

Top Channel