Aksionet anti-kanabis, asgjësohen 13 mijë bimë në Memaliaj

29/08/2016 00:00

Forcat e policisë në jug të vendit, gjatë një operacioni për goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike kanë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me rreth 13 mijë bimë kanabis sativa.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, parcelat janë zbuluar në vendin e quajtur Mali i Mukajt, në njësinë administrative Luftinjë të Memaliajt.

Bimët janë asgjësuar në vend me anë të zjarrit, ndërsa agjentët e anti-drogës po punojnë për identifikimin e kultivuesve.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel