“Hajmalia” Khedira; Juve, 21 fitore me të në fushë

28/08/2016 00:00

Sami Khedira duket se është hajmalia e Juventusit. Mesfushori gjerman, që është shënues në ndeshjet e para të këtij sezoni ndaj Fiorentinës dhe Lazios është një garanci fitoreje për Zonjën e Vjetër.

Statistikat flasin se me gjermanin në fushë, Juventusi ka fituar 21 nga 22 ndeshje, e vetmja ndalesë për bardhezinjtë është barazimi 0-0 me Interin në San Siro.

Por jo vetëm kaq, me Khedirën në fushë, skuadra e Allegrit në 22 ndeshje ka pësuar vetëm 10 gola, e dhënë kjo që i bashkohet edhe ajo e pjesëmarrjes së Khedirës në 5 gola të Juventusit në 6 ndeshjet e fundit në Serinë A.

Janë këto shifra që e përcaktojnë Khedirën si një futbollist të kompletuar dhe me eksperiencë, 161 ndeshje e 9 gola me Realin dhe 65 sfida e 5 gola me përfaqësuesen gjermane.

Me afrimin e Ligës së kampioneve, Juventusi do të përgatitet me një armë më shumë, Khedirën  si për t’u bërë një paralajmërim gjigandëve të tjerë Evropianë.

Top Channel