Bundesliga, Abrashi debuton me humbje

28/08/2016 00:00

Amir Abrashi debutoi në Bundesligën gjermane me humbje. Skuadra e tij Freiburgu u mposhtë në transfertën ndaj Hertës së Berlinit me rezultat 2-1.

Mesfushori me origjinë nga Gjakova bëri një paraqitje të mirë duke qëndruar në fushë për 90 minuta.

Fillimisht, Herta kaloi në avantazh në minutën e 62 të lojës me anë të Daridas. Drama filloi në minutën e 93, kur Hofler barazoi shifrat në 1-1.

Kur dukej se miqtë do të arrinin të merrnin pikën e parë në Bundesligë, vendasit surprizojnë me golin e realizuar në minutën e pestë shtesë duke i dhënë tri pikë të vlefshme Hertës që në javën e parë.

Top Channel