United regjistron fitoren e tretë; mposht Hull City në ‘92

27/08/2016 00:00

Me një gol të sulmuesit Marcus Rashford në minutën e ‘92, Manchester United ka “pushtuar” fushën e Hull City, në një takim që shënoi javën e tretë të Premier League.

Gjithësesi ka qenë një ndeshje e vështirë për skuadrën e Jose Mourinho përballë një skuadre që deri më sot ishte në krye të klasifikimit.

Por goditja e Rashford me pasim të Rooney u ka mundësuar “djajve të kuq” të ngjiten në 9 pikë, duke arritur Chelsean e Antonio Conte, që sot mposhti 3-0 Burnley.

Nesër e ka radhën Manchester City i Pep Guardiola, që luan në shtëpi kundër West Ham.

Top Channel