Real Madrid fiton me vuajtje

27/08/2016 00:00

Real Madrid ka siguruar fitoren e dytë pas nisjes pozitive të la Liga, duke gjunjëzuar rezistencën e fortë të Celta Vigo.

Në ndeshjen e luajtur në “Santiago bernabeu”, skuadra e Zidane ka fituar 2-1 falë golave të ish-juventinit Alvaro Morata në minutën e ’15 të pjesës së dytë dhe të gjermanit Tony Kroos në të ‘36, me asist të Vazquez.

Mysafirët arritën të barazonin në minutë ’22 me anë të Orellana, por ky gol nuk i shërbeu. Nesër zbret në fushë Barcelona përballë Athletico Bilbao.

Top Channel