Napoli-Milan 4-2, kuqezinjtë e mbyllin me 9 lojtarë

27/08/2016 00:00

Napoli ka mposhtur Milan 4-2, në ndeshjen e dytë që i parapriu hapjes së javës së kampionatit italian. Në fushën e tyre, napoletanët shkuan shpejt në 2-0 falë golave të Milik në minutën e ’18 dhe ’33.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë fillimisht shkurtuan diferencën me Niang në minutën e ‘6 dhe më pas barazuan me një eurogol të Suso, 4 minuta më vonë.

Por në minutën e ’29 për vendasit shënoi spanjolli Callejon, ndërsa goli i katërt erdhi nga Romagnoli, një autogol në minutat shtesë.

Gjatë ndeshjet milanezët u ndëshkuan me dy kartona të kuqe, një për Kuçka në minutën e ’75 dhe një për Niang në ’88.

Top Channel