Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë. Në njërën anë akuzohen si sportistët më të njollosur në histori për shkak të skandalit të dopingut, në anën tjetër shpërblehen për arritjet e diskutueshme.
Në rikthimin e tyre nga olimpiada e Brazilit, anëtarët e delegaconit të federatave ruse morën dhurata luksoze nga kryeministri Dmitry Medvedev.
Edhe pse Rusia vuajti disa dënime radhazi, me të fundit përjashtimin në lojërat Paraolimpike, zyrtari i Kremlinit preferoi të zhvendoste vëmendjen vetëm tek arritjet.
Si mund të bëhej më mirë kjo sesa dhurimi i një mjeti BMW luksoz të llojit të fundit për secilin sportist medalist? Në total janë 56 sportistë që morën medalje për Rusinë në olimpiadën e Rios, të cilët përfituan nga dhuratat e Medvedev.
“Pavarësisht që tentuan të na sabotonin nuk e ndaluan dot suksesin tonë në Olimpiadë. Ju i keni provuar botës se fitoret tona në sport nuk kanë të bëjnë aspak me dopingun apo mëkatet e tjera”, tha Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Top Channel