Bayern “ndez” motorët, makina të reja para Bundesliga-s

23/08/2016 00:00

Bayerni ndez motorët në prag të kampionatit të ri në gjermani. Futbollistët dhe stafi teknik i kësaj skuadre kanë marrë dhuratat e tyre nga kompania e prodhimit të makinave “Audi”, një proces ky që është kthyer në traditë që nga viti 2002, kur ajo nisi sponsorizimin e skuadrës bavareze.

E reja në këtë pikë është se të gjitha makinat janë të pajisura me targa të personalizuara dhe të regjistruara në rajonet e policisë së Mynihut me kodin M-DM që do të thotë, “Mynih, kampion i Gjermanisë”.

Futbollistët i morën dhuratat e tyre përballë tifozëve të shumtë që ishin të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ku më entuziastët duket se ishin Robben, David Alaba e Lewandowski që nuk hezituan të publikojnë fotot e tyre me makinat e reja

Bayern do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të Gjermanisë ditën e premte me ndeshjen ndaj Werder Bremen në “Allianz Arena”. Këtë vit, skuadra bavareze do të drejtohet nga Carlo Ancelotti, ndërkohë që pjesës së futbollistëve i janë bashkuar edhe Renato Sanches e Mats Hummels.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel