Mourinho plot sekrete! “Mund të rikthehesha në Serie A”

22/08/2016 00:00

Jose Mourinho ka nisur të shijojë frytet e para të punës në drejtimin e Manchester United, në fillim me fitoren e Superkupës së Anglisë e tashmë edhe me dy suksese në po kaq ndeshje në Premier League. Por trajneri luzitan ka zbuluar gjithashtu se mund të shkonte në një tjetër kampionat para se të zgjidhte “Djajtë e kuq”, edhe pse në fund triumfoi dëshira për ligën më të fortë në planet.

“Mund të shkoja në Itali ose në Spanjë, ashtu siç kam bërë në të kaluarën. Por Premier League është vërtet speciale. Në shumë vende klubet më të njohur duan të jenë gjithmonë e më të mëdhenj e të lënë të tjerët pas, por në Angli ndodh e kundërta. Këtu duan që të gjitha skuadrat të jenë të forta dhe konkurruese”, tha portugezi për revistën britanike “Sport”.

Eksperienca e dytë e tij te Chelsea u mbyll me një shkarkim, por golat e Ibrahimovic, Pol Pogba e atmosfera në “Old Trafford”, duket se tashmë janë një kujtim i largët për luzitanin.

“Jam disi i çmendur e ndonjëherë bëhem arrogant me objektivat. Por nga perspektiva e Manchester United, dua që t’i fitoj të gjitha ndeshjet, diçka e pamundur. Por është një fillim i mbarë për ne dhe do të luajmë kështu. Në fund do të bëjmë llogaritë”, tha tekniku i United.

“Djajtë e Kuq” kryesojnë me pikë të barabarta Premier League, me dy fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Top Channel