SHBA çon në 4 numrin e shteteve të kualifikuara, që nuk i lejohet të hyjnë në Amerikë, as për Botërorin
SHBA realizoi të gjitha pritshmëritë në finalen e turneut të basketbollit për femra, teksa fitoi medaljen e artë olimpike për herë të gjashtë radhazi. Skuadra amerikane mposhti në përballjen e fundit të turneut Spanjën me rezultatin 101-72.
Skuadra iberike arriti t’i rezistojë asaj amerikane vetëm në periodën e parë, ku në një moment kryesoi me rezultatin 17-14. Por shumë shpejt SHBA vendosën diktatin e tyre, duke mos i lënë më asnjë opsion Spanjës që fitoi medaljen e parë olimpike përsa i përket basketbollit të femrave.
Medaljen e bronztë e fitoi Serbia që mundi Francën me rezultatin 70-63.
Në volejboll për femra, Kina arriti të marrë medaljen e artë teksa mundi në finale Serbinë 3-1, me skuadrën ballkanase që arrinte për herë të parë në një finale olimpike. Serbia fitoi setin e parë 25-19, por volejbollistet kineze arritën të përmbysnin gjithçka duke fituar 3 setet e tjerë 25-17, 25-22 dhe 25-23.
Medaljen e bronztë e fitoi skuadra e SHBA-së që mundi Holandën.
Rusia fitoi medalljen e saj të parë të artë në hendboll për femra teksa theu në finale Francën me rezultatin 22-19. Rusia e kryesoi ndeshjen për pjesën më të madhe të kohës, edhe pse Franca u përpoq që t’i kundërpërgjigjej me forcë dhe në fund ajo e meritoi suksesin.
Medaljen e bronztë e fitoi Norvegjia teksa mposhti skuadrën e Holandës.
Top Channel