Rinovim Inter-Icardi me klauzolë prej 110 milionë eurosh

21/08/2016 00:00

Mauro Icardi do të rinovojë kontratën me Interin në javët e ardhshme.

Klubi zikaltër u dorëzua përballë presioneve të bashkëshortes së sulmuesit argjentinas, Wanda Nara dhe vendosi t’i ofrojë atij rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që është më e lartë se ajo që Icardi përfiton aktualisht (3.2 milionë euro).

Por jo vetëm kaq. Interi kërkon që të mos përsëritet më çështja Higuain. Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër ka ndërmarrë një lëvizje që pengon kalimin e Icardit te një skuadër rivale italiane, duke përfshirë në kontratën e futbollistit klauzolën e zgjidhjes së saj për një vlerë prej 110 milionë eurosh, shifër kjo e pamundur që të përballohet nga klubet e kampionatit italian të futbollit.

Top Channel