Kamera dhe dedektorë, “Juventus Stadium” edhe më i sigurt

18/08/2016 00:00

“Juventus Stadium” bëhet akoma më i sigurt për tifozët dhe të gjithë ata që shumicën e sezonit kanë një vend në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi te kampionët e futbollit italian. Në impiantin unik të serisë A janë instaluar dedektorë metalikë më të sofistikuar që do të mundësojnë zbulimin e arëve të ftohta apo kërcënimeve të tjera mjeteve që mund të cenojnë ndeshjet.

Janë shtuar gjithashtu në projektin bazë, edhe telekamera të teknologjisë së fundit me multi fokus, për të zbuluar me precizion të lartë, çdo kërcënim të mundshëm ndaj mbarëvajtjes së sfidave. Për momentin, dedektorët metalikë janë vetëm në tribunën veriore por do të aplikohen në të gjithë impiantin.

Sipas drejtuesve të Juventusit, kjo është një risi për të gjithë impiantet e futbollit italian dhe në vazhdën e rritjes së normave të sigurisë të aplikuara në Euro 2016, dhe në  futbollin amerikan. Frika e sulmeve terroriste në vende të grumbullimeve masive, duket se kanë çuar presidencën e Juventus në shtimin e nivelit të kontrolleve për një stadium që konsiderohet unik në Apenine.

Top Channel