E.League, Cikalleshi shënon, por…në portën e tij (VIDEO)

18/08/2016 00:00

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është aktivizuar gjatë gjithë ndeshjes ku ekipi i tij Basaksehir u mposht 1-2 në Turqi nga Shakhtar, por për fat të keq ishte autor i një autogoli.

Ishte minuta e 24 e ndeshjes kur lojtarët e Shakhtar ekzekutuan një 11-metërsh dhe në tentativë për të larguar topin, sulmuesi shqiptar e dërgon atë në portën e tij.

Ukrainasit gjetën edhe golin e dytë me anë të Kovalenko në pjesën e parë. Ndërsa në 45 minutat e dyta turqit arritën të ngushtojnë diferencën me një 11-metërsh të ekzekutuar saktë nga kapiteni i tyre Emre.

 Cikalleshi bëri të gjitha përpjekjet në këtë takim për të shlyer autogolin e pjesës së parë, por nuk ja arriti qëllimit edhe pse trajneri nuk e zëvendësojë atë deri në fund të ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB