Calja në vend të pestë në Rio, fituesi i vendit të tretë me doping

18/08/2016 00:00

Peshëngritësi nga Kirgistani Izat Artikov, bëhet sportisti i parë që i hiqet medalja e fituar në Rio 2016 për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin antidoping.

22-vjeçari, i cili garonte në peshën 69 kg ngriti 339kg në dygarësh duke zënë dhe vendin e tretë në podium.

Sipas mediave, sportisti nga Kirgistani ka përdoru substancën “Striknin”, një medikament që futet në listën e substancave të ndaluara.

Ky pezullim ndikon drejtpërsëdrejti në klasifikimin e peshëngritësit shqiptar Briken Calja, i cili ngjitet automatikisht në vendin e pestë.

Peshëngritësi nga Shtërmeni, ngriti 326 kg në dygarësh, por për shkak të peshës trupore më të madhe dhe një gabimi taktik humbi vendin e 4-t gjatë garës.  

Top Channel