City shkatërron Steauan, Aguero humb 2 penallti, por shënon 3 gola
16/08/2016 00:00
Ka reazultuar një tranfertë e lehtë për Manchester City-n e Guardiola-s ndeshja e parë e fazës “play off” të Champions League ndaj Steauas në Rumani.
Anglezët arritën ta fitojnë 0-5 këtë ndeshje duke vulosur kështu kualifikimin për në fazën e grupeve. Argjentinasi Aguero ishte protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ku fillimisht humbi dy penallti, ndërsa më pas arriti të shënonte 3 gola. Dy golat e tjerë u realizuan nga Silva e Nolito.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes së të martës, Ajax barazoi 1-1 me Rostovin, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe Dinamo Zagreb-Salzburg. FC Kobenhavn fitoi minimalisht ndaj Apoel, ndërsa Young Boys u mposht në shtëpi 1-3 nga Monchengladbach.
Top Channel