Shqipëria po zvogëlohet, 2026 nis me një bilanc negativ të popullsisë, më shumë vdekje sesa lindje Një oaz qetësie, larg ambjenteve të zhurmshme të kryeqytetit për të kaluar jo vetëm disa orë në freskinë e gjelbërimit, por edhe për të parë nga afër kafshë të egra e të buta.
Në mars të vitit 2015 Kopshti Zoologjik në Tiranë u mbyll për rreth gjashtë muaj për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhej dhe pamundësive për të pritur vizitorë.
Pas rreth një viti punimesh, situata shfaqet dukshëm e ndryshuar, ndërsa kopshti gradualisht po merr një pamje të re.
Një shtëpizë e re për lepujt, heqja e kafazëve të kafshëve dhe një mur mbrojtës për sigurimin e fëmijëve nga rreziku i rënies në basen janë disa nga ndërhyrjet, krahas stolave që shoqërojnë rrugicën kryesore të kopshtit.
Dy arinjtë Roki dhe Smoku janë banorët më të rinj të kopshtit prej 6 hektarësh, krahas lamave, arinjve, strucëve, rosave dhe kafshëve të tjera.
Drejtuesit thonë se ende ka shumë punë për të bërë për përmirësimin e kushteve dhe shtimin e numrit të kafshëve. Teksa pritet një projekt i ri i restaurimi, po punohet që rrugicat të kenë ndriçim dhe kosha, deri në startin e projektit të ri.
Top Channel