Chelsea i Conte-s fiton derbin në nisje të Premier League

15/08/2016 00:00

Chelsea nën drejtimin e trajnerit italian Conte e ka nisur me fitore sezonin e ri në Premier League, duke mposhtur 2-1 West Ham-in.

Hazard shënoi me 11 metërsh në minutën e 47, ndërsa Collins barazoi shifrat për West Ham në pjesën e dytë. Njeriu që i dhuroi fitoren “Bluve të Londrës” në ndeshjen hapëse të Premier League ishte Diego Costa, i cili shënoi vetëm një minutën nga fundi i kohës së rregullt.

Megjithatë, duke pasur parasysh që përball ishte një ekip si West Ham, aq më tepër një derbi, nisja për ekipin e drejtuar nga Conte mund të quhet mjaft e mirë.

Top Channel