Roy Keane “masakron” gratë e futbollistëve në Botëror. E dimë me kë jeni martuar, pas një viti ndaheni!
Shqipëria lë prapa krahëve një tjetër olimpiadë te dështuar jo vetem në garën për medalje, duke mos dalë jashtë traditës edhe në Rio.
Eliminimi i Luiza Gegës thyen parakohe shpresat e shqiptarëve të cilët pas Evropianit të futbollit ëndërronin të shikonin për herë të parë një përfaqësues kuqezi në podin olimpik. Por duke hedhur sytë nga e kaluara, duket se olimpiadat janë një ters për Shqipërinë.
Atletja 27-vjeçare, 1 muaj para Rios ishte kurorëzuar me titullin nënkampione e Europës, por në Brazil, ndoshta edhe nga dëmtimi i mbartur, numri 2 i kontinentit të vjetër shpërfytyrohet dhe del e 48-a mes 52 atletëve.
Në një mënyrë tjetër, por tersi përcaktoi edhe fatin e kampiones aktuale olimpike Majlinda Kelmendi. Kur garoi në Londër për flamurin shqiptar 4 vjet më parë, pejania pretendonte zonën e medaljeve.
Por ajo u rendit vetëm e 9-a duke u eliminuar me ngjyrat e Shqipërisë që në turin e dytë. Por vetëm një vit më pas, kur Kosova u pranua, Majlinda nën flamurin e ri u shpall kampione bote. Titull që e fitoi edhe një herë tjetër.
57 është numri i sportistëve që kanë përfaqësuuar Shqipërinë në 8 olimpiada, nga Mynih 1972 e deri në Rio 2016.
Rezultati më i mirë është ai i peshëngritësit Ymer Pampuri në ’72, i cili do të mbahet mend si kampioni i fundit olimpik në stilin e forcës, si dhe mbajtësi i fundit i rekordit botëror në këtë disiplinë të peshëngritjes që më pas u hoq.
Pikërisht sporti i peshëngritjes është më i suksesshmi i yni nëpër olimpiada. Rezultati më i mirë mbetet ai i Ilir Sulit në Sidnej në vitin 2000, i pesti në peshën 77 kilogramë.
Edhe në Rio e vetmja dritë pozitive ishte ajo e Briken Caljes, i cili në peshën 69 kilogramë humbi vetëm për 10 gramë të peshës personale vendin e pestë, që ishte edhe përgjigjia më e mirë ndaj polemikës që ai pati me krerët e Komitetit Olimpik Shqiptar.
Top Channel