‘Gjyshja’ e Olimpiadës
09/08/2016 00:00
Për shumë atletë është ëndërr pjesëmarrja vetëm një herë në lojërat olimpike, por jo për 41-vjeçaren, Oksana Chusovitina.
Gjimnastja përfaqëson Uzbekistanin në lojërat e Rios, ku garon me atlete shumica e të cilave janë në moshën e djalit të saj 17-vjeçar.
Këto janë lojërat e shtata olimpike ku ajo merr pjesë duke vendosur një rekord absolut. Ajo ka nisur me përfaqësimin e Bashkimit Sovjetik, më pas me Gjermaninë dhe me radhë disa ish-republika sovjetike, përfshirë Uzbekistanin së fundmi.
Dhe ‘gjyshja’ e olimpiadave nuk kënaqet vetëm me pjesëmarrjen. Në garën e fundit ajo u kualifikua në finale.
Top Channel