Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Tenisi ka pësuar disfatën më të madhe në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros. Kjo për shkak se numri 1 i botës, Novak Djokoviç është eliminuar që në raundin e parë të garave olimpike për meshkuj, duke u tejkaluar nga një tjetër tenist të “rigjallëruar” Juan Martin del Potro.
Argjentinasi, i cili e ka mposhtur tenistin serb edhe në përballjen për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Londrës, e mbylli sfidën pas vetëm dy seteve, të cilat gjithsesi i fitoi me mundim përmes “tie break”, 7-6 dhe 7-6.
Djokovic, i cili ishte edhe pretendenti kryesor për medalje të artë në Rio, u largua nga fusha e tenisit i mbytur nga lotët. Ish-fituesi i “US Open”, Del Potro është goditur gjatë dy viteve të fundit nga shumë dëmtime, ndaj dhe në ndeshjen me Djokovic shkoi si i 141-ti në renditjen botërore.
Megjithatë, eliminimi i Djokovic nuk ishte e vetmja surprizë. Në po të njëjtën ditë, dy motrat Williams, Serena dhe Vensu, humbën për herë të parë në një Olimpiadë ndeshjen e tyre dyshe, edhe pse shpresat e tyre ishin që të fitonin titullin e katërt radhazi.
Ato u mposhtën 6-3 dhe 6-4 përballë dyshes nga Republika Çeke, Lucie Safarova dhe Barbora Strycova. Në një tjetër humbje shokuese, edhe vëllezërit Murray, Andy dhe Jamie, u eliminuan nga sfidat dyshe të Olimpiadës. Britanikët u mposhtën 7-6 dhe 7-6 nga dyshja braziliane Tomaz Bellucci dhe Andre Sa.
Top Channel