PSG prezanton spanjollin Jese

08/08/2016 00:00

Paris Saint-Germain ka prezantuar blerjen më të re të kësaj merkatoje, sulmuesin Jese Rodriguez për të cilin paguan rreth 21 milionë paund. 23-vjeçari kishte edhe një vit kontratë me Realin, por preferoi që transferohej në Paris.

Spanjolli bëhet transferimi i pestë i trajnerit Unai Emery pas Hatem Ben Arfa, Grzegorz Krychowiak, Thomas Meunier e Giovani Lo Cels, dhe do të mbartë fanellën me numrin 22.

Pasi pozoi me fanellën e PSG-së në fushë i shoqëruar edhe nga e dashura e tij bukuroshe, Aurah Ruiz, Jese u shpreh i lumtur me transferimin në kryeqytetin francez.

“Jam shumë i lumtur t’i bashkohem PSG-së, njëra nga skuadrat më të forta në botë. Ashtu sikurse PSG, edhe unë kam ambicie të madhe për sezonet në vazhdim. Jam gjithashtu i gëzuar që do të punoj me trajnerin Unai Emery”, u shpreh spanjolli.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel