Olimpiada e Rios, eliminohet Nora Gjakova
08/08/2016 00:00
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, i ka dhënë lamtumirën Olimipadës së Rios. Edhe pse kishte shpresa se mund të bëhej garuesja e dytë që mund t’i sillte Kosovës një medalje olimpike, Gjakova nuk ai doli dot.
Ajo humbi luftën me rumunen Corina Caprioriu në raundin e 16-ve. Para ndeshjes, trajneri Dritan Kuka paralajmëroi se Gjakova nuk ishte në formën më të mirë, pas një dëmtimi në stërvitje.
Gjithsesi, Nora kaloi raundin e parë, pasi mposhti kolumbianen Yadinys Amaris, por dështoi në pengesën e radhës ndaj rumunes.
Top Channel