Brazili qesharak: 0-0 edhe me Irakun

08/08/2016 00:00

Brazili ka luajtur dy ndeshjet e para në “Rio 2016” kundër dy kundërshtarëve të lehtë në letër: Afrikë e Jugut dhe Irak. Bilanci? Asnjë gol i shënuar. Gjysma e së keqes që edhe nuk ka pësuar, duke marrë dy pikë në ndeshjet e para të grupit. Momenti që po kalon përfaqësuesja e Brazilit në futboll është dramatike.

Sëmundja që ka prekur kombëtaren kryesore të Brazilit që nga humbja 7-1 ndaj Gjermanisë para dy vitesh, ka prekur edhe përfaqësuesen olimpike, të udhëhequr nga Neymar, i cili ka qenë hija e vetvetes në këto takime.

Tifozët, të mërzitur nga paraqitja e tij, në minutën e 69 nisën të thërrisnin në kor emrin e futbollistes Marta, e cila ka fituar 5 herë Topin e Artë dhe shkëlqen gjithmonë kur luan me Brazilin në kategorinë e femrave. Në këtë Olimpiadë ka spikatur në dy fitoret e para të “Seleçaos”, me spektakël dhe “jogo bonito”.

Top Channel