Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Pas hapjes spektakolare të Lojërave Olimpike “Rio 2016”, ka ardhur koha të përqendrohemi te sportet. Që në ditën e parë yjet do të tregojnë aftësitë e tyre në disiplinat përkatëse. Shikoni oraret:
Çiklizmi:
Eventi i parë i madh i Olimpiadës. 250 km me disa ngjitje ku Froome, Nibali, Mollema, Bardet, Porte, Rui Costa, Valverde dhe Purito Rodríguez do të luftojnë për medaljet.
Nisja: 14:30 me orën shqiptare.
Kilometrat e fundit: Duke nisur nga ora 19:00 me orën shqiptare.
Noti:
Dita e parë dhe medaljet e para të një nga sporteve “mbret” të Olimpiadës. Spanjollja Mireia Belmonte kërkon të artën në 400 m të përzier. Në të njëjtën disiplinë për meshkuj, favorit është japonezi Daiya Seto, ndërsa në 400 m të lirë për meshkuj pritet fitorja e kinezit Sun Yang. Dita do të përfundojë me 4×100 stil i lirë për femra, ku favorite është Australia.
Gjysmëfinalja 400 stil i lirë femra në19:32 me orën shqiptare.
Finale 400 i përzier meshkuj në 3:03.
Finale 400 stil i lirë meshkuj në 3:30.
Finale 400 i përzier femra në 3:49.
Finale 4×100 stil i lirë femra në 4:24.
Basketboll:
Ndoshta sporti ekipor më interesant në Olimpiadë. Pa LeBron James dhe Stephen Curry, por me Kevin Durant, Carmelo Anthony apo Kyrie Irving, SHBA-ja nis sot aventurën e saj në Rio, drejt medaljes së tretë të artë radhazi.
Australi-Francë meshkuj në 19:15.
Kinë-SHBA meshkuj në 0:00.
Venezuelë-Serbi meshkuj në 3:30.
Tenis:
Sot zbresin në fushë Venus Williams, Jo-Wilfred Tsonga, David Ferrer, Sabine Muguruza dhe Novak Djokovic. Ja ndeshjet më të mira:
Albert Ramos- Kei Nishikori në 15:45.
Ana Ivanovic-Carla Suárez në 17:15.
Jaziri-Tsonga në 18:45.
Flipkens – Venus Williams në 20:15.
Monfils-Pospisil në 21:45.
Top Channel