PSG “shkatërron” Leicester, tashmë me “petk” Championsi

31/07/2016 00:00

Një paraqitje mbresëlënëse, edhe pse në miqësore, është një sinjal i mirë për çdo skuadër me nivel në futbollin europian, e aq më tepër një ekip si Paris SG, që pikërisht në kontinent kërkon të lërë shenjë.

Dominimi në kampionatin francez është diçka, të cilën transalpinët e konsiderojnë të mirëqenë, por tashmë synimi i vetëm është Champions.

PSG dominoi 4-0 ndaj Leicester City në antipastën e Champions League, që po materializohet me një turne veror në SHBA. Kryeqytetasit francezë, që më parë kishin mundur Realin dhe Interin, formalizuan plot stil një sukses emocionues në “StubHubCenter”.

Edinson Cavani shënoi nga pika e penalltisë, ndërsa në listën e shënuesve u shtua dhe Nanitamo Jonathan Ikone, përpara se Moura dhe Edouard të kompletonin goleadën.

Paris SG bëri jo më pak se 7 ndryshime në krahasim me përballjen e kaluar ndaj Realit, ku në formacionin titullar spikatnin Angel di Maria, David Luiz, Maksëell dhe Thiago Motta.

Top Channel