Ibrës i duhen vetëm 4 minuta, “djajtë” të pamëshirshëm ndaj Galatasarayt

30/07/2016 00:00

Sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, i janë dashur vetëm katër minuta lojë me fanellën e Manchester United për të shënuar gol. Një debutim ëndrrash për Ibrën në vendlindjen e tij me një gol spektakolar.

Anglezët mposhtën 5-2 turqit e Galatasaray në miqësoren që vlen për përgatitjet për sezonin e ri për të dyja skuadrat. Ndonëse “djajtë” shënuan të parët, turqit u rikthyen në lojë duke e mbyllur pjesën e parë me shifra 2-1 në favor të tyre.

Fillimisht ishte Sinan Gumus që barazoi rezultatin në minutën e 20, ndërsa pesë minuta nga fundi i pjesës së parë Bruma realizon një tjetër gol të bukur për të kaluar për herë të parë e të fundit të tijtë në epërsi.

Pjesa e dytë foli e tëra për djemtë e “Specialit” të cilët përmbysën rezultatin duke shënuar edhe katër gola të tjerë. Në harkun kohor prej 3 minutash, kapiteni Rooney realizoi dopietë. Në të 55-n barazoi në 2-2, ndërsa në të 58-n nuk gaboi nga pika e bardhë për 3-2.

Golat e tjerë për United i shënuan mesfushorët Fellani dhe Mata. Belgu gjeti rrjetën në të 62-n, ndërsa spanjolli 12 minuta më pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB