Sarrit i mungon një telefonatë lamtumire nga Higuain

28/07/2016 00:00

Nga idhull, tani Pipita Higuain është kthyer në një tradhtar në Napoli dhe jo vetëm për popullin napolitan dhe presidentin De Laurentis, por me sa duket edhe për trajnerin Sarri, i cili ka një meritë shumë të madhe në rendimentin e argjentinasit sezonin e shkuar.

“Zgjedhja ishte e tij për t’u larguar”, u shpreh Sarri. “Kemi humbur sulmuesin më të fortë në botë. Nga pikëpamja profesionale ka një keqardhje, por pres të paktën një telefonatë dhe shokët e skuadrës sigurisht që presin një përshëndetje, që ka munguar me sad i unë. Por në çdo rast e presim atë dhe Juven e tij në San Paolo”, deklaroi Maurizio Sarri.

Më pas trajneri i Napolit deklaroi se përgatitjet e kësaj vere kanë qenë pak më të vështira se një vit më pare, duke qenë se shumë futbollistë kanë mbërritur me vonesë për shkak të impenjimeve me skuadrat kombëtare. Ndërkohë sa i përket kampionatit, ai përdor pak ironinë, si në të gjitha deklaratat e tij: “A do të fitojë sërish Allegri? Në letër, po. Por mos harroni që do të ketë ndeshje dhe rrugëtim shumë të vështirë dhe një prej tyre është padyshim ndeshja që do të luajnë në 2 prill në San Paolo”, tha Sarri.

Top Channel