Përkujdesja sociale, draft për qendrat e mëdha

28/07/2016 00:00

Qeveria po përgatit ligjin për përkujdesjen sociale, që do t’u vijë në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë, me qëllim ngritjen e qendrave të mëdha lokale në çdo njësi të qeverisë vendore.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, thotë se nisma do t’i japë fund një mungese të madhe dhjetëra vjeçare në Shqipëri.

“Ligji i cili kërkon që nëpërmjet bashkëpunimit të institucioneve qendrore me institucionet lokale së bashku edhe me shoqërinë civile të krijojnë struktura sociale që shërbejnë për përkujdesje të gjithë atyre njerëzve që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, u shpreh Klosi.

12 te rinj nga i gjithë vendi, nxënës dhe anëtarë të OJQ-ve u shpallen fitues të projekteve sociale më të mira që synojnë ndihmën ndaj komunitetit, mbrojtjen e mjedisit, promovimin e turizmit dhe artit në të gjithë Shqipërinë.

“Ne duhet të ndërtojmë në Shqipëri një sistem i cili nuk e shikon me diskutimin për një qendër për aftësi të kufizuara, për një qendër për moshën e tretë apo për një qendër për viktimat”, vijoi Klosi.

Klosi premtoi që projekte të tilla do të financohen më shumë në të ardhmen dhe çdo student apo aktivist me një projekt, do të ketë si ndërmjetësues ministrinë për zhvillimin e tij.

Top Channel