Zidane e lë të hapur derën për Pogba

27/07/2016 00:00

Është e qartë që emri më i lakuar i kësaj merkato vere është Paul Pogba dhe emri i francezit përflitet në akset, Itali-Angli-Spanjë. Pavarësisht se zërat e shumtë për një kalim te Manchester United, Zinedine Zidane shprehet se mesfushori është një objektiv i hapur ende për Real Madrid.

“Nuk e di nëse do të arrijë, por kemi kohë deri 31 gusht dhe deri atëherë mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, trajneri i Real Madrid.

Duket qartë nga deklarimet e trajnerit francez të ‘Los Blancos’ se Pogba është një objektiv për të cilin do të luftojë edhe klubi fitues i Ligës së Kampioneve. Por ndërkohë këmbëngulja e Manchester United është konkretizuar edhe me një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh.

“Të gjithëve u pëlqen Pogba, pasi është një futbollist i madh dhe Real kërkon gjithnjë më të mirët”, deklaroi Zizou.

Top Channel