Aplikimi për universitetet, AKP shpjegon procedurën

27/07/2016 00:00

41 mijë maturantët, të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitete publike dhe ato jopublike duhet të shkarkojnë më parë nga portali i Agjencisë Kombëtare të Provimeve një faturë me anë të së cilës duhet të paguajnë në banka të nivelit të dytë 2000 lekë dhe këtë mandat pagese ta paraqesin në drejtorinë e shkollës ku kanë mbaruar maturën me qëllim që t’u përllogaritet mesatarja.

“Nëse e neglizhojnë këtë hap të parë të procesit, maturantët e kanë të pamundur të regjistrohen sepse nuk u është futur mesatarja në sistem. Ndryshe nga vitet e tjera, nuk aplikohet vetëm për institucionet e arsimit të lartë publik, por edhe për ato jopublike”, thotë Arben Fagu, drejtor i Bazës së të Dhënave në AKP.
 
Këtë veprim mund ta kryejnë që tani, ndërkohë që duke nisur nga data 29 do të mund të bëjnë aplikimin online edhe nëse janë duke pushuar jashtë Shqipërisë, mjafton të respektojnë datën e përcaktuar në kalendar në qarkune tyre .

Aplikimi nis në datën 1 gusht me Tiranën për të përfunduar më 10 gusht me Qarkun e Kukësit .

“Ne kemi detyrim që pasi të bëjnë aplikimet, nga baza e të dhënave marrim rezultatet për të gjitha lëndëve dhe viteve, plus mesataren e cdo viti, mesataren e lëndëve dhe provimeve dhe u çojmë bazën e të dhënave universiteteve, që në bazë të formulave të tyre bëjnë rënditjen“

Në portal mund të aplikojne  për në universitet vetëm maturantët që kanë mesataren mbi 6. Ata me mesataren nën 6 mund të aplkojnë për programe mësimore profesionale.

Top Channel