Për një çati mbi kokë…

26/07/2016 00:00

Ferit Gjini, 76 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Azbie Gjini janë një çift të moshuarish nga fshati Mollas i Cërrikut, të cilët  jetojnë në gjendje mjaft të vështirë ekonomike.

Para 20 viteve ata shitën tokën dhe ndërtuan një dhomë për të jetuar, por teksa jeta i përballi me sëmundje njëra pas tjetrës, shtëpia e tyre mbeti e pambuluar.6 

Bashkëshortja e tij vuan nga një formë e rëndë e reumatizmës dhe 76-vjeçari kërkon ndihmë për të mbuluar shtëpinë, pasi magazina ku jetojnë është plot lagështirë dhe e rëndon gjendjen e tyre shëndetësore.

“Po të ishte mundësia të na ndihmonte shteti, qeveria për mbulimin e shtëpisë, ose një dhome. Të dilnim nga kjo lagështi. Po të jetë mundësia, edhe ndonjë gjë tjetër që nuk e kemi. Mirë do të ishte”, thotë Feriti.

“Kemi vuajtur për fëmijë. Kemi shkuar spital më spital dhe nga kjo jam sëmurë edhe unë. Tani kam nisur të komunikoj pak, se nuk komunikoja fare”, rrëfen e përlotur Azbia.

Dy të moshuarit e kanë të pamundur t’i bëjnë ballë vështirësisë së jetës, ndërsa tani nuk kanë as një çati mbi kokë ku mund të kalojnë vitet e moshës së tretë.

Top Channel